Banorët e Unazës së Re 3 vite pa ujë, Ujësjellësi asnjë masë për furnizimin e rrjetit
Mbi 50 mijë familje në zonën e unazës së re vuajnë prej tre vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Por edhe pse ky problem është kthyer në gangrenë për banorët e kësaj zone tejet të mbipopulluar nga ana e Ujësjellësit të
Tiranës nuk është marrë asnjë masë për riparimin e rrjetit apo furnizimin e tij me ujë të pijshëm. Të vetmit të kënaqur nga kjo situatë e krijuar nga e cila po vuajnë përditë banorët e kësaj zone janë tregtarët e dyqaneve dhe supermarketeve ku një bidon ujë i pijshëm në orët e vona në darkës mund të shitet edhe për 80-100 lekë. Por jo vetëm kaq, Drilon Hyskja administratori i një prej pallateve mbrapa fabrikës së Miellit, deklaroi për gazetën SOT se banorët e plot katër pallateve në afërsi të rrugës kryesore të Unazës së Re kanë përgatitur rreth katër muaj më parë edhe një peticion me plot 1 mijë firma nga familjarët që banojnë në këtë zonë duke ja dërguar vetë drejtorit të Ujësjellësit, por për problemin e mungesës së ujit ata nuk kanë marrë kurrë përgjigje.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"
Last Updated on E Enjte, 12 Gusht 2010 19:02