E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK kritika për çmimet e higjenën në plazhe

çmimet e shërbimeve nëpër plazhet e Shqipërisë sipas të rinjëve shqiptar janë shumë të larta, në disa raste edhe absurde. Zyra për mbrojtjen e konsumatorit, gjatë muajit korrik ka bërë një sondazh për turizmin rinor, nga dhe ka rezultuar se të rinjtë shqiptar nuk janë të kënaqur me shërbimet neper plazhet e vendin, e aq më pak me çmimet.

Nga 720 sondazhe të realizuara nga ZMK-ja me të rinjtë vihet re se ata janë të pakënaqur edhe me shërbimet dhe çmimet per jetën e natës por dhe restorantet.

Zyra për mbrojtjen e konsumatorit ka bërë disa kritika për shërbimet nëpër plazhet shqiptare gjatë këtij sezoni turistik , ku fokusin kryesor e ka vënë tek mungesa e higjenës nëpër plazhe por dhe mangësitë në shërbime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›