E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e fshatit Livinë protesta kundër shfrytëzimit të inerteve

Banorët e fshatit Livinë në Sarandë kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër shfytëzimit të inerteve nga një firmë private.
Ata kanë qëlluar me gurë dy rojet si dhe i kanë vënë zjarrin edhe një makinerie të rëndë në pronësi të shoqërisë private .
Ndërkohë policia e Sarandës ka shpallur në kërkim rreth 10 banorë të fshatit Livinë të cilët akuzohen se kanë kryer sulmin ku janë plagosur lehtë dy rojet e shoqërisë private.
Banorët e fshatit Livinë në Sarandë prej kohësh kanë kontradikta me shoqërinë e shfrytëzimit të inerteve. Ata pretendojnë se shoqëria private shfrytëzon sipërfaqe që është pronë e tyre. Ndërkohë shoqëria private shfrytëzon sipërfaqen nga muaji shkurt i këtij viti, me vendim qeverie.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›