E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje 4 raste ne 24 ore ne Durres

Katër urdhër mbrojtje ka lëshuar prokuroria e Durrësit vetëm në 24 orët e fundit duke shënuar një rritje të rasteve të dhunës në familje në këtë qark. Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Sokol Halili, 39 vjec, lindur ne Rrëshen e banues ne Durres. Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se në lagjen Nr. 14 Durrës, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike si dhe ka tentuar të djegë me benzinë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen A.Z., 32 vjece. Shërbimet policore kanë ndërhyrë duke parandaluar pasojat e mëtejshme të kësaj ngjarje. Gjithashtu, u plotësua edhe Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për tre shtetas, të cilat kanë denoncuar bashkëshortët e tyre për dhunë fizike e psikologjike, ndërsa një 73-vjecar, banues në një nga komunat e Rrethit Durrës, ka denoncuar djalin e tij, pasi pretendon se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›