Numër rekord në Vërmicë. Në korrik 700 mijë persona

Vendkalimi kufitar në Vërrmicë ka shënuar një numër rekord të frekuentimit gjatë muajit korrik. Në këtë pikë kufitare që lidhë Kosovën me Shqipërinë vetëm muajin e kaluar janë regjistruar mbi 700 mijë persona ndërsa gjatë 24 orëve të fundit policia ka regjistruar mbi 32 mijë persona.
“Vetëm gjatë muajit korrik kanë qenë 170 mijë automjete që kanë kaluar nëpër këto pika, nënkuptohet hyrje dhe dalje. Sa i përket numrit të personave janë mbi 700 mijë persona që kanë kaluar vetëm gjatë muajit korrik", bën të ditur Arbër Beka, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi Beka tha se policia e Kosovës është dukë zbatuar marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar më parë me Policinë e Shqipërisë, e cila përfshin edhe patrullimin e përbashkët të dy policive dhe kjo, sipas tij, po ndihmon
në parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor e sidomos atyre me pasoja fatale.
“Falë një marrëveshjeje e cila është nënshkruar në mes të policisë së Kosovës dhe policisë së Republikës së Shqipërisë personat kontrollohen vetëm në njërin pikë. Personat që dalin nga Kosova kontrollohen vetëm nga policia e Republikës së Shqipërisë, ndërsa ata që hynë kontrollohen vetëm nga policia e Kosovës”, vijon Beka.
Marrëveshja për patrullime të përbashkëta ka dhënë rezultate thotë Zëdhënësi Beka I cili sqaron se se që nga fillimi i sezonit nga Vërrmica e deri tek tuneli i Kalimashti nuk është raportuar asnjë aksident me pasoja fatale. Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të nisur drejt bregdetit shqiptarë për pushime verore që të kenë kujdes në drejtimin e automjetit për shkak të fluksit të madh.
Bul Salihu