Shpallen pjesëmarrësit në WEYA
Pas pjesëmarrjes së artistëve kosovarë në ngjarjet e Bienalin e XI’të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut, dhe pas takimeve me anëtarët e Asociacionit BJCEM në Romë dhe Selanik, Stacion është ftuar që të jetë institucion partner pjesëmarrës në WEYA 2012.
Po ashtu, Stacion do t’i nominojë artistët e Kosovës për pjesëmarrje në këtë ngjarje.
Ndryshe, WEYA - World Event Young Artists 2012, është një ngjarje që mbahet mes datave 7 dhe 15 shtator 2012, në Nottingham (Britania e Madhe). WEYA është ngjarja e parë e këtij lloji, ngase paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për bashkimin dhe vlerësimin e talentit dhe ekselencës artistike të të rinjve nga e gjithë bota.
Pjesëmarrës në ngjarje do të jenë afro 1,000 artistë të rinj (18-30 vjeçarë) nga 120 shtetet të botës.
Pjesë e procesit të përzgjedhjes për pjesëmarrje në WEYA ishin pesë artistë kosovarë. Kuratorët e WEYA 2012, Claudio Zecchi dhe Marco Trulli, ndërkaq për pjesëmarrës në WEYA kanë përzgjedhur veprat e Qëndresë Dedës dhe Fatmir Mustafës.