E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret kerkojne shpronesime, punetoret, tre muaj pa rroga

Fier- Banore te Levanit kerkojne shpronesime reale per tokat ku eshte ndertuar autostrada, ndersa punetoret e firmes protestojne per rrogat qe nuk i marrin prej 3 muajsh. Diten e djeshme, nje grup banoresh kane dale ne proteste pergjate rruges ne ndertim Levan-Vlore dhe Levan-Tepelene. Ata pretenduan zgjidhje per problemin e shpronesimit te tokes, pasi ka pasur pabarazi ne vleresim cmimesh. Sokrat Petani, pohoi per gazeten se ka perfituar nga ligji 7501, plote 9 dynym toke, nga te cilat 7 i ka zene autostrada. "Keto dy dynym qe mbeten firma ndertuese m'i ka mbuluar me dhera dhe nuk mundem me qe t'i punoj", thote ai. Banoret deklaruan se cmimet jane te ndryshme per siperfaqe te njejta dhe jane bere dallime, ndaj kerkojne barazi ne shpronesim. Por dje kane reaguar edhe punonjesit e firmes ndertuese te autostrades Levan-Vlore, "Pro Trans", pasi kane tre muaj pa u paguar. Mesohet se jane 106 punonjes qe nuk kane perfituar pagen prej mesit te muajit janar te ketij viti

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›