E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimi per buxhetin, shkarkime ne keshill

Lushnje- Keshilltaret e komunes Allkaj jane mbledhur me urgjence dje ne nje lokal te fshatit ku kane mbajtur dhe mbledhjen e votebesimit per kryetarin e keshillit te komunes, Rexhep Thano, nenkryetarin Skender Zeqo dhe sekretarin Manol Nushi. Shkak eshte bere miratimi i buxhetit pa zhvilluar mbledhjen sipas rregullores nga drejtuesit e njesise vendore dhe pretendimeve te keshilltareve se jane falsifikuar dokumentet. Ngjarja i eshte referuar edhe prefektures se Fierit dhe nenprefektures se Lushnjes. Por ndersa prisnin zhvillimin e mbledhjes, dera e komunes ka qene e mbyllur dhe keshilltaret i jane drejtuar nje lokali ku zhvillohen dasma cdo fundjave. Pas votimit te kryer ne baze te procedurave ligjore keshilltaret kane votuar pro shkarkimit te nenkryetarit te keshillit dhe sekretarit. Ne votim kane marre pjese tete keshilltare, nga nente qe ka kjo komune. Rexhep Thano pretendoi se Skender Zeqo dhe Manol Nushi u kishin shkuar shtepi me shtepi keshilltareve duke firmosur per zhvillimin e nje mbledhje, pa ditur se behej fjale per buxhetin. Per skandalin jane vene ne dijeni nenprefekti i Lushnjes, Daut Sulaj dhe prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj. Gjate mbledhjes se djeshme u be e ditur se pergjegjesit per keto veprime do te denoncohen. Kryekomunari Petrit Maliaj deklaroi se nuk ka ditur gje qe dje do te zhvillonte mbledhje keshilli.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›