E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët pozojnë

27/03/10 14:36

Banorët po bëhen gati për të bërë një set fotografik pasi do të vijë një fotograf për ta. Të gjithë mobilizohen dhe mendojnë se çfarë të veshin. Diçka e veçantë për banorët është se Kika ka vënë vath dhe ata çuditen. Jetmiri dhe Erioni e ngacmojnë duke i thënë që dhe pse është baba me tre fëmijë, ai është shumë modern. Ndërsa Seldi i thotë se Kikës i shkon vërtet shumë vathi dhe e komplimenton për veshjen e tij. Në dhomë Olta është duke bërë make-up dhe Klodi e sugjeron të mos lyhet shumë pasi nuk ka nevojë. Jetmiri qëndron gjatë i shtrirë në krevat dhe pse të tjerët vishen dhe ai shprehet se nuk ka nevojë të marrë shumë kohë për tu bërë gati pasi është i thjeshtë dhe nuk ka pse të merakoset. Po ashtu dhe Domi qëndron e shtrirë dhe thotë se nuk di se çfarë do të veshë dhe më në fund çohet të zgjedhë rrobat.
Pasi banorët jaën pothuajse gati, fotografi hyn në shtëpi, prezantohet dhe u thotë që do të bëjnë foto një e nga një me veshjet që u ka dhuruar Bonavita.
I pari që do të bëjë foto, është Kika. Ai ndjek udhëzimet e fotografit në mënyrën se si duhet të pozojë dhe Bertina i ndihmon me ndriçimin. Pas Kikës rradhën e ka Klodi, e më tej Seldi. Fotografi i kërkon Oltës që fotot ti bëjë me bikini, ajo çuditet dhe i thotë se do disa foto brenda në shtëpi me fustan. Të gjithë banorët janë të angazhuar dhe marrin pjesë në proçesin e fotografimit të njëri-tjetrit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›