"Banorëve të Gazës u duhen 613 milionë usd për të dalë nga kriza"
Kombet e Bashkuara kanë
bërë dje apel për 613 milionë
dollarë ndihmë ekonomike
për banorët e Gazës, të prekur
nga sulmi i fundit trejavor i izraelitëve.
"Njerëzit në Gaza kanë
nevoja urgjente për gjërat më
themelore të jetesës", deklaroi
Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë,
Ban Ki Mon, në fjalimin e tij
në Forumin Ekonomik të Davosit.
Më pas ai shtoi se fondet do
të përdoren për të ndihmuar kalimin
e një situate katastrofike të
civilëve të pafaj. Ndërkohë, në
rajon ndodhet në vizitën e tij të
parë diplomatike i dërguari i
posaçëm i Shtëpisë së Bardhë në
Lindjen e Mesme, Xhorxh
Miçell. Ai deklaroi se autoriteti
palestinez duhet që të luajë një
rol më aktiv në forcimin e armëpushimit
mes Gazës dhe Izraelit.
Pas takimit me Presidentin e
autoritetit palestinez, Abaz, në
Bregun Perëndimor, Miçell deklaroi
se duhej gjetur një "mekanizëm"
për të ndaluar shpërndarjen
e armëve në Gaza përmes
tuneleve me Egjiptin dhe se kjo
gjë duhej bërë me pjesëmarrjen
e autoritetit palestinez. Miçell
shkoi në Bregun Perëndimor të
enjten për një takim me Presidentin
e autoritetit palestinez,
Abaz, lëvizja e të cilit është në
kundërshti me grupimin tjetër
që sundon Gazën, Hamas. "Për
të qenë të suksesshëm në parandalimin
e trafikut të paligjshëm
të armëve, duhet gjetur një mekanizëm
që të lejojë vetëm kalimin
e mallrave të ligjshme dhe
se duhet hequr dorë njëherë e
mirë nga bllokada e kufijve të
Gazës me Izraelin, që ka shkaktuar
shumë probleme për banorët.
"Objektivi i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës është një
paqe afatgjatë dhe ne do të
mbështesim çdo lloj iniciative që
do të jetë në favor të këtij objektivi,
në mënyrë që palestinezët
dhe izraelitët të jetojnë pranë
njëri-tjetrit në paqe dhe prosperitet.
Të mërkurën, i dërguari i
posaçëm i Shtëpisë së Bardhë
takoi në Jerusalem zyrtarët izraelitë.
Ky është turneu i tij i parë
diplomatik në rajon, që pas marrjes
së angazhimit nga ana e Presidentit
amerikan. Miçell ka qenë
një negociator i suksesshëm i
konfliktit të përgjakshëm në
Irlandën e Veriut dhe pritet që të
ketë një ndikim shumë pozitiv
dhe konkret edhe në çështjen e
paqes në Lindjen e Mesme.
bërë dje apel për 613 milionë
dollarë ndihmë ekonomike
për banorët e Gazës, të prekur
nga sulmi i fundit trejavor i izraelitëve.
"Njerëzit në Gaza kanë
nevoja urgjente për gjërat më
themelore të jetesës", deklaroi
Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë,
Ban Ki Mon, në fjalimin e tij
në Forumin Ekonomik të Davosit.
Më pas ai shtoi se fondet do
të përdoren për të ndihmuar kalimin
e një situate katastrofike të
civilëve të pafaj. Ndërkohë, në
rajon ndodhet në vizitën e tij të
parë diplomatike i dërguari i
posaçëm i Shtëpisë së Bardhë në
Lindjen e Mesme, Xhorxh
Miçell. Ai deklaroi se autoriteti
palestinez duhet që të luajë një
rol më aktiv në forcimin e armëpushimit
mes Gazës dhe Izraelit.
Pas takimit me Presidentin e
autoritetit palestinez, Abaz, në
Bregun Perëndimor, Miçell deklaroi
se duhej gjetur një "mekanizëm"
për të ndaluar shpërndarjen
e armëve në Gaza përmes
tuneleve me Egjiptin dhe se kjo
gjë duhej bërë me pjesëmarrjen
e autoritetit palestinez. Miçell
shkoi në Bregun Perëndimor të
enjten për një takim me Presidentin
e autoritetit palestinez,
Abaz, lëvizja e të cilit është në
kundërshti me grupimin tjetër
që sundon Gazën, Hamas. "Për
të qenë të suksesshëm në parandalimin
e trafikut të paligjshëm
të armëve, duhet gjetur një mekanizëm
që të lejojë vetëm kalimin
e mallrave të ligjshme dhe
se duhet hequr dorë njëherë e
mirë nga bllokada e kufijve të
Gazës me Izraelin, që ka shkaktuar
shumë probleme për banorët.
"Objektivi i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës është një
paqe afatgjatë dhe ne do të
mbështesim çdo lloj iniciative që
do të jetë në favor të këtij objektivi,
në mënyrë që palestinezët
dhe izraelitët të jetojnë pranë
njëri-tjetrit në paqe dhe prosperitet.
Të mërkurën, i dërguari i
posaçëm i Shtëpisë së Bardhë
takoi në Jerusalem zyrtarët izraelitë.
Ky është turneu i tij i parë
diplomatik në rajon, që pas marrjes
së angazhimit nga ana e Presidentit
amerikan. Miçell ka qenë
një negociator i suksesshëm i
konfliktit të përgjakshëm në
Irlandën e Veriut dhe pritet që të
ketë një ndikim shumë pozitiv
dhe konkret edhe në çështjen e
paqes në Lindjen e Mesme.