Filipine,15 të vdekur nga përmbytjet

Nga përmbytjet që provokuan edhe rrëshqitje toke humbën jetën të paktën 15 persona në jug të Filipineve, bënë të ditur shërbimet e shpëtimit. ''Viktimat e fundit u nxorën nga gërmadhat e një shtëpie që u përfshi nga rrëshqitja e tokës pranë qytetit Bisling, në ishullin Mindanao'', deklaroi Johny Pimentel. Shirat e fortë që provokuan përmbytje dhe rrëshqitje toke shkaktuan 15 të vdekur dhe nëntë të zhdukur, në ishullin Samar, Mindanao, Panay, Leyte dhe Catanduanes