Xhorxh Bush mban fjalimin e lamtumirës

Presidenti në ikje George W. Bush në fjalimin e fundit për kombin deklaroi se do kishte dëshiruar të vepronte ndryshe në disa raste. "Kam ndjekur ndërgjegjen time dhe bëra ate që më dukej e drejtë. Mund të mos bini dakord me disa nga vendimet e vështira që kam marrë. Por shpresoj që të kuptoni se jam munduar të bëj më të mirën", është shprehur Bush. "Ka disa gjera që do doja t'i kisha bërë ndryshe nëse do më jepej mundësia. Megjithatë kam vepruar gjithmone në interes të vendit tim", shtoi ai. Ai theksoi se po lë pas vetes një botë "më të lirë" dhe aleanca ndërkombëtare më të forta, në fjalen e lamtumirës në Departamentin e Shtetit. "Kemi ndërtuar një koalicion prej më tepër se 90 vendesh në botë për të luftuar kundër terrorizmit dhe për ta cuar me tej kauzen e lirisë, në atë që është beteja e madhe e kohës sonë", deklaroi Bush. "Kemi forcuar aleancat, kemi forcuar sigurinë e vendit tonë dhe e kemi bërë botën më të lirë", tha ai