E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça nuk heq dorë nga Mascherano

Edhe pse javëve të fundit dukej se ishte harruar, mesfushori i Liverpoolit është objektiv i skuadrës së Pep Guardiolas. Sipas mediave Spanjolle, bisedimet rreth transferimit të argjentinasit do të hapen shumë shpejt dhe Barcelona do të dalë me ofertën e saj.

Gjithçka pritet të ndodhë pasi ekipi i presidentit Laporta të ketë mbyllur me Interin tratativat pëtr shkëmbimin mes sulmuesve Samuel Eto’o dhe Zlatan Ibrahimovic.

Katalasit mendojnë se me blerjet e Ibrës dhe Mascheranos do të zhverësojnë merkaton galaktike që ka zhvilluar Reali i Madridit dhe do të tentojnë sërish të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm në Spanjë e më gjerë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›