Zgjedhjet, OSBE/ODIHR vlerësojnë punën e policisë
Në një letër dërguar nga Trevor Harvey, ekspert i sigurisë pranë OSBE/ODIHR, për Policinë e Shtetit theksohet se “Profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga policia gjatë kësaj periudhe ishte i lavdërueshëm, asnjë nga vëzhguesit afat-shkurtër dhe afat-gjatë nuk bëri ndonjë raportim të dëmshëm lidhur me aktivitetin e policisë”.
“Në emër të sigurisë së OSBE/ODIIHR EOM Ju përcjell falënderimet e mia të sinqerta juve dhe departamentit të Sigurisë dhe Rendit Publik për bashkëpunimin e shkëlqyer të treguar ndaj EOM gjatë zgjedhjeve të fundit Parlamentare. Faleminderit për asistencën tuaj, dhe është e qartë që trajnimi i policisë për zgjedhjet lidhur me detyrat e tyre përbënte një pjesë të madhe të suksesit tuaj”, shkruhet në letrën dërguar Policisë së Shtetit.