Goditet nga rrufeja, në koma futbollisti danez
Jonathan Richter, mesfushori 24 vjeçar, u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes së djeshme me FC Hvidovre dhe menjëherë ra pa ndjenja, deklaroi Christian Wolny, zëdhënësi i skuadrës FC Nordsjaelland.
"Aktualisht është në koma dhe doktorët ia kanë ulur temperaturën e trupit për të rritur shanset për mbijetesë. Kur doktorët të gjykojnë se është koha e përshtatshme, atëherë do t'i rikthejnë temperaturën normale trupore dhe do të përpiqen ta zgjojnë nga koma", deklaroi Wolny për agjencinë Reuters.