Barack Obama mund të vizitojë Shqipërinë

Presidenti amerikan Barak Obama ka mundësi që në prill të këtij viti të vizitojë Shqipërinë dhe Kroacinë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e përjavshme kroate "Globus". Sipas gazetës, presidenti Obama do të vizitojë anëtaret e reja të NATO-s, Tiranën dhe Zagrebin, menjëherë pas Samitit të radhës së Aleancës veriatlantike që këtë vit mbahet në Strazburg. Sipas gazetës, vetëm për shkak të ndonjë arsyeje organizative, nuk do të realizohet kjo vizitë historike. Përfqësuesit e Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe kryeministrat e dy shteteve, në maj do të marrin ftesa për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin e ri amerikan Barak Obama, shkruan e përjavshmja kroate "Globus".