Franca ratifikon protokollin e Shqipërisë për në NATO
Senati i Francez ratifikoi në unanimitet protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Menjëherë pas ratifikimit të këtij protokolli nga Asambleja Nacionale, edhe anëtarët e Senatit Francez dhanë njëherësh votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ashtu siç Kryetari i Senatit të Francës, Larsher ia kishte premtuar kryetares së Kuvendit në takimin që patën, gjatë vizitës së saj në Francë në Dhjetor 2008-të.Në letrën e saj drejtuar kryetarit të senatit francez, Gérard Larcher , kryetarja e Kuvendit e falënderoi për angazhimin e tij personal, për përfshirjen në axhendën e senatit dhe aprovimin e këtij protokolli, brenda një kohe të shkurtër.Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët francez, për mbeshtetjen dhe besimin e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të merituar anëtarësimin në NATO.Gjithashtu kryetarja e kuvendit pati nje bisede telefonike me Bernard Fournier, Kryetar i Grupit te Miqesise France - Shqiperi ne Senatin Francez te cilin e falenderoi per kontributin e tij dhe theksoi se ratifikimi i ketij protokolli është një tregues i përkrahjes së vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë që ajo të rreshtohet si anëtare me të drejta të plota të NATO-s, krah vendeve të tjera të kësaj familjeje, me të cilët ndan të njejtat vlera të lirisë dhe demokracisë.