Berisha Rama kerkon ta shnderroje 8 majin ne demonstrate
Kryeministri Berisha ka vijuar sulmet ndaj rivalit politik Edi Rama te cilin e ka atakuar jo vetem ne planin politik por edhe ate profesional. Nga Ishmi i Rrethit te Durresit ku ka marre pjese ne perurimin e rruges Ishem-Bubq Berisha akuzoi Ramen per shperdorim te fondeve berjen e politikes se shpifjeve dhe te bazuar ne kryefjalen kuti si dhe pamundesine per te perballuar debatin elektoral me rivalin e tij ne fushate. Kete fushate do ta perqendrojme ne projekte per ju. Ai qe nuk ve perpara interesat e qytetareve del e bertet se do te beje fushate politike. Sigurisht se pervec sharjeve nuk ke ci thua qytetareve te Tiranes qe ke bere per ta. Nuk mund te perballoje debatin. Ndaj i dergon mesazh kundershtarit politik qe te heqim dore nga debati. Zoteria qe dy vitet e fundit ka bere vetem kutine nuk ka ci thote qytetareve te Tiranes ndaj ka vendosur te beje fushate sharjesh. Eterit bijve do tu kishin zili. Rames nuk i duhet politika po qytetaria ka ironizuar lideri demokrat duke akuzuar me tej se Rama po tenton ta ktheje 8 majin ne demonstrate. Edhe ne Ishem Berisha eshte ndalur te komisioneret dhe dyshimet qe ai ka degjuar se Rama ka hedhur ndaj tyre. Pervec sulmit ndaj Edi Rames si drejtues i opozites Berisha eshte ndalur dhe ne funksionet e tij si kryebashkiak i Tiranes dhe punes se bere. Sipas Kryeministrit vetem ne komunat e Bubqit dhe Ishmit jane shtruar me shume rruge se sa ka shtruar Rama ne Tirane. Ne fund te takimit Berisha eshte ndalur te varri ne koder i piktorit te mirenjohur Ibrahim Kodra ku pasi ka vendosur nje tufe lule nuk ka lene pa bere nje tjeter koment Te ky varr i lutem Zotit te shpetoje shqiptaret nga piktoret e deshtuar. Ai te merret me balona dhe bojera per pallatet ndersa pikturen tua lere koloseve te saj. Ndaj ketyre akuzave ka reaguar deputetja socialiste Ermonela Felaj e cila ka akuzuar Kryeministrin si hajdut. Hajduti bertet kapeni hajdutin. Vrasesi bertet kapeni vrasesin. Ne kete pike eshte katandisur Saliu dhe Luli. Njeriu qe nuk ka lene nene e moter pa fyer qe ka veshur gra me te zeza e ka lene femije jetim nuk mund te kerkoje serish voten e shqiptareve tha ajo.