E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj-PS: Berisha, pse arka e shtetit eshte boshatisur

Partia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave te kryeministrit Berisha, per kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, gjate mbledhjes se Keshillimit te Ministrave, duke i kerkuar te pergjigjet ndaj financave te rrezikuara te vendit dhe jo te sulmoje me fjalor vulgar. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti i Partise Socialiste, Besnik Baraj, i kerkoi dje publikisht Sali Berishes, qe te pergjigjet se pse parate e privatizimeve abuzive te pasurise se perbashket te shqiptareve, po behet gati t'i coje per te mbushur arken e boshatisur nga fushata e grabitjes se votes, duke zhytur perdite e me shume ne borxh, familjet dhe femijet e ketij vendi. "Perpara se sa t'i thote vajzes qe nxjerr ne podium, se cfare duhet te recitoje nga fjalori i tij vulgar kunder Partise Socialiste dhe Edi Rames, Sali Berisha duhet t'u thote shqiptareve, nese ia ka paguar faturen mbi 60 milione euro, te ketyre muajve te fundit firmes se rruges se kombit, apo nese i ka shlyer detyrimet e medha qe u ka firmave te tjera, te rrugeve te shqyera larte e poshte neper Shqiperi", tha Baraj. Sipas tij, ai s'ka cfare paguan me, sepse arka e shtetit eshte zbrazur perpara dimrit te rende qe i pret familjet e ketij vendi, per shkak te shperdorimeve kolosale, per pasurimin e "oborrit" te tij familjar dhe korrupsionin marramendes elektoral te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›