Kryeministri: Gjana, pershpejto punen per ligjin e tokave djerre
Kryeministri Sali Berisha, i kerkoi dje ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana, qe te pershpejtoje punen me hartimin e ligjit, per tokat e lena djerre. Duke e permendur serish ne mbledhjen e djeshme, kreu i qeverise theksoi se nje nisme e tille ligjore eshte e nevojshme te miratohet sa me shpejt te jete e mundur, ne menyre qe toka te nise te punohet. "Toka qe lihet pa punuar, degradohet, cka eshte e palejueshme. Ndaj dhe ligji duhet t'i jape fund situates se papranueshme me tokat e papunuara", kerkoi serish kreu i qeverise, per te gjithe ato siperfaqe toka bujqesore qe nuk punohen ne vend.