E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rritja ekonomike ne vend, 3-mujorin e pare, 6 per qind"

Kryeministri Sali Berisha, tha dje se rritja ekonomike ne muajt e ardhshem do te jete shume e larte. Gjate nje takimi me kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, kreu i qeverise u shprehe se ne 3-mujorin e pare te ketij viti, rritja ka qene 6 per qind dhe se ne dy 3-mujoret pasues, ajo do te jete dukshem me larte. Po ashtu zoti Berisha, theksoi se ne 4 vitet e ardhshme do te zbatohen projekte te medha ne fushen e infrastruktures rrugore dhe asaj dixhitale. Po keshtu, kreu i qeverise, informoi zotin Ahmeti, se kete vit numri i turisteve ka pasur nje rritje prej 36% nga viti i kaluar dhe se nje efekt te vecante ne kete drejtim, ka pasur rruga e re Durres-Kukes. "Investimet publike, te cilat kapin vleren e 10% te prodhimit te brendshem bruto, do te bejne te mundur qe infrastruktura rrugore te jete jo vetem kombetare por edhe nderkombetare, ku nje rendesi te vecante do te kete perfundimi brenda dy vjetesh i rruges se Arbrit", u shprehe ai. Me tej biseda u perqendrua ne marredheniet shume te mira midis dy vendeve, ku u vleresua ne menyre te vecante fryma e bashkepunimit ne fushat me interes te perbashket midis Maqedonise dhe Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›