Berisha-ministrave: Kjo s'eshte mbledhja e fundit
Kryeministri Berisha dhe gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, eshte munduar te mbaje te "karikuar" kabinetin qeveritar, pavaresisht negociatave me aleatet e tij per qeverine e re. Teksa ka garantuar ata qe kjo nuk do te jete mbledhja e fundit e kesaj perberjeje te qeverise, kreu i ekzekutivit, nuk ka munguar te shuaje dhe kureshtjen e medieve, ne lidhje me ecurine e negociatave per ate qe interesohen me shume, kush mbetet dhe kush iken, nga anetaret e qeverise aktuale. "Zoterinj ministra, kjo nuk eshte mbledhja e fundit e ketij kabineti. Pasi i shoh gazetaret qe jane te pergatitur dhe po prisnin nga une pikerisht kete lajm, Jo", ka qene deklarata e djeshme e Berishes, ne fillim te mbledhjes se qeverise. Berisha i atribuoi medias kuriozitetin e madh per ndryshimet ne qeveri, por pasiguria per kete dukej qarte ne syte e bashkepunetoreve te tij aktual. Fjalia e pare per te rikthyer tek ata qetesine, por dhe per te mbajtur me te njejtat ritme tempin e punes, ishte se kjo nuk do te ishte mbledhja e fundit e kesaj qeverie. Negociatat mes PD dhe LSI, dhe per pasoje aleateve te saj qeverises, jane shtyre, kete te pakten e kane konfirmuar zyrtare te larte te partise se Metes. Nderkohe qe kete e ka perforcuar ne menyre indirekte Berisha dje, teksa ne fjaline e pare ne mbledhjen e kesaj dite, ia dedikoje pikerisht ketij fakti, pra duke nenvizuar se kjo nuk eshte mbledhja e fundit e qeverise. Nje deklarate kjo, qe pertej rikonfirmimit te shtyrjes se negociatave me aleatet per qeverine e re, kerkon mbajtjen nen motivim te kesaj qeverie.