Barak: Luftë pa mëshirë ndaj Hamasit
Jerusalem -Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barack deklaroi në Parlament, se Izraeli ka ndërmarrë një luftë të pamëshirshme kundër lëvizjes së Hamasit në Rripin e Gazës. Barak deklaroi se nuk ishte kishte asgjë kundër banorëve të Gazës.''Qëndrimi ynë është një burim force. Ne i kemi luftuar me një avantazh moral. Palestinezët qëlluan kundër civilëve tanë me vetëdije'', shtoi ministri i Mbrojtjes. ''Për fatin tonë të keq, ka viktima edhe pse nuk janë të shumtë. Ne nuk duam të prekim gratë, fëmijët, burrat dhe nuk do të pengojmë ndihmat humanitare'', theksoi Barak.