Bakojanis: OSBE nuk do të reformohet
Athinë -Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani deklaroi se Greqia nuk sheh domosdoshmëri për reformimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Greqia pritet të marrë kryesimin e OSBE-së, e cila do të fillojë mandatin e saj një vjeçar nga 1 janari i vitit 2009. Deri më tani, OSBE është drejtuar nga Finlanda.
"Mendoj se nuk ekziston domosdoshmëri për reformimin e OSBE-së. Përkundrazi, vlerësoj se kjo organizatë ka nevojë për përkrahjen tonë të plotë që ta vazhdojë veprimtarinë e saj afirmuese. Ne tashmë i kemi përpunuar qëllimet e kryesimit tonë dhe do t'i shpallim më 15 janar në selinë e organizatës në Vjenë", sqaroi shefja e diplomacisë greke. Bakojani shprehu keqardhjen që misioni i OSBE-së në Gjeorgji do të reduktohet.