Barak Obama përfundon turin në Europë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka mbërritur në Uashington gjatë ditës së shtunë, pas turit në Europë në disa shtete.
Obama qëndroi në një tur njëjavor vizitash në shtetet e Irlandës, Britanisë së madhe, Francës dhe Polonisë.
Obama është parashikuar që të fluturojë sërish gjatë ditës së sotme për të inspektuar tornadon që shkatërroi qytetin e Xhoplinit në Misuri të Shteteve të Bashkuara.
Tornadoja në Xhoplin ka vrarë deri tani 142 persona, dhe është cilësuar si më vdekjeprurësja në më shumë se 60 vite.