E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, konfirmohen 142 të vdekur nga tornadot

Vijon të rritet bilanci nga tornado që preku disa ditë më parë qytetin e Xhoplin në shtetin Misuri në SHBA.
 

Numri i të vdekurve nga tornadot më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara arriti dje në 142 vetë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë mes rrënojave për personat që figurojnë të zhdukur.
 

Zyrtarët thonë se 100 vetë ende figurojnë të zhdukur në qytetin Xhoplin të Mizurit, i cili u godit një javë më parë nga një tornado e fuqishme.
 

Të shumta janë edhe dëmet ekonomike, pasi tornadoja ka prekur shumë banesa dhe godina të tjera shërbimesh.
 

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, pritet që zonat e prekura të tornadoja ti vizitojë Presidenti amerikan Barak Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›