E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, gruaja e Gedafit: NATO ka bërë krime lufte

Gruaja e liderit të Libisë, Muamar Gadafi ka akuzuar forcat e NATO-s me mission në Libi për krime lufte.
 

Deklaratën e fortë Safia Farkash Gadafi e bëri gjatë një lidhjeje telefonike me rrjetin amerikan të lajmeve CNN.
 

Më tej ajo ka thënë se forcat e koalicionit të drejtuar nga NATO kanë shkelur mandatin e OKB-së që parashikon vetëm mbrojtjen e civilëve.

Ndërkaq, forcat e NATO-s vijuan edhe mbrëmë sulmet ajrore në Tripoli. Pas sulmi nuk pati raportime për viktima.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›