Barak Obama takim me klerikët e Stambollit
Stamboll - Barak Obama zhvilloi sot në Stamboll një takim me krerët e besimeve fetare të këtij vendi me qellimin për arritjen e bashkimit të tyre në luftën kundër ekstremizmit. Gjatë takimit me përfaqësuesit, myslimanë, ortodoksë, katolik dhe hebrenj të Turqisë, presidenti amerikan deklaroi edhe një herë se vendi i tij nuk është në luftë me fenë Islame, por me terroristët e al-Kaidas dhe talebanët.
Obama vizitoi gjatë paradites së sotme objektet e kultit në Stamboll. Vizita e presidentit amerikan në Turqi është në kuadër të turit të tij në Evropë. Në Stamboll presidenti Obama po përpiqet edhe një herë të ngrejë urat e bashkëpunimit me të gjitha fetë hyjnore.