Solana:EULEX-i i dobishëm për të gjithë

Misioni EULEX ka arritur kapacitet tërësisht operativ dhe si i tillë do ta forcojë sundimin e ligjit në Kosovë, ka vlerësuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, njofton "Europa Press". Solana ka shprehur bindjen se ky mision do të bëjë gjithçka që institucionet përgjegjëse për sundimin e ligjit të veprojnë më mirë dhe më shpejt, në dobi të të gjithë banorëve të Kosovës. "EULEX-i është misioni më i madh civil në historinë e Bashkimi Evropian dhe është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm të BE-së për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Solana, duke shtuar se "BE do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin dhe ruajtjen e stabilitetit në gjithë regjionin".