Moldavi, protestuesit hyjnë në parlament
Kishinev - Një grup studentësh protestues kanë hyrë sot me forcë në parlamentin e Moldavisë duke nxjerrë nga aty disa pajisje, dhe më pas i kanë vënë flakën në rrugë. Ata mësohet se kanë hyrë nga dritaret e katit të parë, dhe më pas kanë kthyer përmbys gjithçka kanë gjetur brenda.
Protestat në Moldavi vijnë pas fitores që arriti Partia Komuniste në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan ditën e dielë. Demostrimet e studentëve janë shoqëruar herë pas here edhe me veprime të tilla dhune.