Iran, 2 mjekë dënohen për komplot kundër regjimit
Teheran - Dy mjekë iranianë janë dënuar sot, përkatësisht me nga 6 dhe 3 vjet burg, nga drejtësia e këtij vendi me akuzën për pjesëmarrje në një komplot në bashkëpunim me CIA-n kundër regjimit të Ahmedin Nexhatit.
"Gjatë një seance të jashtëzakonshme më 18 mars, gjykata e apelit i konfirmoi dënimet", deklaroi Masud Shafiie, avokat i të pandehurve.
Mjekët janë vëllezër, dhe janë arrestuar që në muajin qershor të vitit të kaluar. Ata janë të njohur jashtë Iranit për luftën kundër virusit të HIV-AIDS.
Drejtori i kundërspiunazhit në Ministrinë iraniane të Zbulimit, në janar u shpreh se dy vëllezërit e arrestuar bënin pjesë në një grup prej katër personash të dënuar për bashkëpunim me CIA-n për rrëzimin e regjimit të diktatorit Nexhat.