E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner: Nuk e mbështes më anëtarësimin e Turqisë në BE

Paris - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, deklaroi sot se nuk e mbështet më anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin e Evropian, pasi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga presioni i këtij vendi kundër kandidaturës së kryeministrit danez për kreun e NATO-s. "Isha partizan i hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian", deklaroi Kushner për radion RTL.

Shefi i diplomacisë franceze deklaroi se kishte ndryshuar qëndrim që pas zhvillimit të samitit të NATO-s ditën e shtunë në Strasburg. Shkaku është bllokimi për një kohë të gjatë që solli Turqia për miratimin e Anders Fogh Rasmussen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›