Barak: Pa marrëveshje, Izraeli do të përkeqësohet

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, theksoi mëngjesin e sotëm se pa një marrëveshje paqeje, situata e Izraelit do të përkeqësohet dhe do të rriten fushatat e delegjitimitetit në vendet e botës së tretë.
Sipas radios izraelite, Barak theksoi se ky rrezik nuk është me i vogël se Hezbollahu.
“Ne do të kemi bisedime serioze në muajt e ardhshëm mbi sigurinë, kufinjtë, Jerusalemin, refugjatët, etj”, theksoi ministri izraelit i Mbrojtjes në Uashington. “Mekanizmat do të zgjidhen në javët e ardhshme, por ne nuk kemi pse të bëjmë publike të gjitha qëndrimet tona para negociatave”, shtoi Barak.