E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, vazhdon debati për mocionin ndaj Qeverisë

Parlamenti maqedonas do të vazhdojë sot në orën 16:00 diskutimet për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë së Nikolla Gruevskit, i ngritur nga partia opozitare Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë.
 

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, e ndërpreu mbrëmë pas mesnate diskutimin e nisur dje, për ta caktuar për sot pasdite. Debati i djeshëm u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Argumenti ku mbështetet LSDM-ja dhe partitë opozitare shqiptare për zgjedhje të parakohshme, është se këtë e kërkon populli. Sipas tyre, në pesë vjet qeverisje të VMRO-DPMNE-së, qytetarët janë varfëruar, ndërsa integrimet euroatlantike kanë ngecur.

Megjithatë, shanset për rrëzimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së janë thuajse zero, duke marrë parasysh numrin e deputetëve që kanë partitë opozitare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›