E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi terrorist në Suedi, angazhohet FBI

FBI angazhohet të ndihmojë Suedinë në hetimin e sulmit terrorist. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të marrin pjesë në hetimet lidhur me sulmin e fundit terrorist. Ministrja suedeze e Drejtësisë Beatrice Ask bëri të ditur se Policia Federale Amerikane, FBI, ka dërguar në Stokholm shtatë ekspertë të lëndëve shpërthyese.

Në hetime janë të përfshirë edhe ekspertë nga Britania e Madhe. Si pasojë e sulmit vetëvrasës të një 28 vjeçari në një zonë tregtare u plagosën dy kalimtarë. Personi me origjinë irakiane kishte  mbërritur në Suedi në moshën 10- vjeçare së bashu me prindërit. Prokuroria dhe hetuesit tani janë vënë në ndjekje të bashkëpunëtorëve të mundshëm të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›