Baraliu: KQZ-ja nuk duhet të certifikojë listën serbe me emrin “Serbija”!

Nëse KQZ do të pyetët për këtë, do të jetë në nivelin e përgjegjësisë dhe detyrimeve ligjore e kushtetuese dhe se nuk do të lejoj certifikimin e një subjekti të tillë me emrin “Serbija” thotë pë Bota sot prof Mazlum Baraliu.
"Qeveria e Serbisë si duket është ajo që dizajnon, projekton dhe imponon edhe tempo edhe modalitete ekstreme deri në papranim të veprimeve përgatitore elektorale-edhe në këtë proces zgjedhor të 3 nëntorit të këtij viti. Është jo vetëm provokuese e antikushtetuese, por edhe e palogjikshme dhe stërkeqëse deri në çorodi, përpjekja për të sajuar dhe imponuar emërtime të tilla të subjekteve të caktuara politike në një proces elektoral, të një i shteti tjetër Sovran dhe të pavarur-siç është Republika e Kosovës. Por nga regjimet dhe qeveritë e Serbisë, fatkeqësisht, sikur deri më tani, nuk mund të pritet racionalitet, korrektësi dhe as dashamirësi; si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj shqiptarëve-kudo që ata jetojnë", ka theksuar Baraliu./Bota Sot/