Humb jetën nga tensioni i rrymës

Një person nga fshati Terstenik komuna e Drenasit, ka humbur jetën si pasojë e tensionit të lartë të rrymës në shtëpinë e tij.
Policia raporton se viktima mashkull shqiptar është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka humbur jetën nga tensioni i lartë i rrymës jashtë shtëpisë së tij. Trupi i pa jetë është marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion./Indeksonline/