E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim në “San Siro”, zhgënjen Bajerni



Milani dhe Real i Madridit barazuan 1-1 në “San Siro”. Karim Benzema shënoi për Realin e Madridit në minutën e 29-të. Ronaldinjo barazoi për Milanin me penallti në minutën e 34-t.
Bajerni i Munihut humbi 0-2 me Bordonë. Për kampionët e Francës shënoi Gourkuf në minutën e 37-të. Chamkah dyfishoi shifrat në minutën e 90-të. Bajerni i dha fund ëndrrës për një vend në 16 ekipet më të mira. Makabi Haifa humbi 0-1 në Izrael me Juventusin. Golin për skuadrën italiane e shënoi Camoranezi në minutën e 45-të. Beshiktashi humbi në shtëpi me Volfsburgun. Për kampionët e Gjermanisë shënuan Misimoviç (14), Gentner (80’) dhe Dzeko (86’). Mançester Junaitid barazoi 3-3 me CSKA Moskë në “Old Traford”. Marseja shkatërroi 6-1 zviceranët e Zurih në “Velodrome”. Apoel Nikosia humbi 0-2 me Porton në Nikosia të Qipros. Skuadra e Altin Haxhit nuk ariti as të shënojë në shtëpi.
Atletiko Madrid barazoi 2-2 me Çelsin.

Guardiola: “Mund të ngrijmë në fushë”

Barcelona, kampionia në fuqi e Europës, duhet të përballet edhe me të ftohin rus kur të përballet të mërkurën me Rubin Kazan në Tatarstan, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve në Grupin F. “Nëse nuk do të lëvizim shpejt ne do të ngrijmë në fushë”, - tha Guardiola. Temperatura është midis -5 dhe -10 gradë. Rubin Kazan fitoi ndeshjen e parë në Barcelonë 2-1. “Është një ndeshje e rëndësishme për ne”, - tha Guardiola. “Në ndeshjen e parë Rubin e meritoi fitoren”.

Benitez në ndeshjen e jetës

Trajneri Rafa Benitez do të përballet me ndeshjen më të madhe gjatë karrierës së tij te Liverpuli kur të përballet të mërkurën me Lyon në Francë. “Reds”-at duhet të fitojnë ndeshjen me Lyon për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në 16 më të mirat e Europës. Liverpuli nuk po kalon një moment të mirë.

Klubet e mëdha, nën presion

TRE TOP-KLUBE europiane, FC Barcelona, Inter dhe Liverpool, duhet të marrin pikë patjetër në transfertë në ditën e 4-të të Champions League, në rast se duan të mos jenë në presion në ndeshjet e mbetura. Inter i Jose Mourinho, i fundit në grupin F (3 pikë) luan në Ukrainë kundër Dianmo Kiev. Barcelona luan në Rusi kundër Rubin Kazan dhe Liverpool në Francë kundër Lyon.

Rriten taksat për yjet

Yjet futbollit të ardhur nga vendet e tjera duhet të paguajnë një shumë më të madhe në formën e taksës arkës së shtetit spanjoll. Qeveria socialiste e kryeministrit Zapatero ka arritur marrëveshjen. Ligji i viti i 2005 parashikonte se për futbollistët që fitonin më shumë se 600 mijë euro në vit, taksa reduktohej nga 43 për qind në 23 për qind. Kaka, Kristiano Ronaldo e të tjerë të huaj që luajnë në Primera Division do t’u duhet të paguajnë më shumë taksë.

4 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›