Vllaznia, interesohet per mikpritjen korcare
Pozitat e Vllaznise, ne fund te klasifikimit jane te pafavorshme, aq sa tifozet e shumte shkodrane presin reagimin e shpejte te skuadres se tyre, per t'iu larguar fundit te klasifikimit. Nje humbje tjeter ne Korce me Skenderbeun vendas, pritet te shoqerohet me nje situate edhe me te veshtire, per ecurine e metejshme te shkodraneve, ne fund te klasifikimit. Por pas kualifikimit ne raundin e dyte te kupes, ne kampin shkodran ekziston optimizmi i larte, se do te arrihet maksimumi i mundshem ndaj Skenderbeut. Ne kampin shkodran kane nisur te qarkulloje mesazhe, deri diku lutese te tifozeve kuqeblu, per korcaret qe te pakten ekipi te pritet mire dhe te luhet nje ndeshje e qete, si e vetmja mundesi qe sheh Vllaznia per te arritur nje rezultat pozitiv. Pas humbjes se pesuar me Tiranen, lojtaret e Vllaznise jane gjobitur e stafi drejtues i klubit shkodran dhe trajneri Luci, rrezikon shkarkimin nese ekipi i tij mundet serish.