E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, mbrojtja efikase solli rikthimin mes pretendenteve

Suksesi i ndeshjeve te fundit i takon te gjithe grupit, por stafi i Tiranes vecon se ne mbrojtje eshte bere nje pune e mire ne javet e fundit, cka ka sjelle jo vetem shmangien nga humbja, por edhe mos pesimin e asnje goli. Pas humbjes me Dinamon, Tirana nuk peson gol dhe ky fakt eshte vleresuar nga trajneri i Tiranes, Alban Tafaj. Sipas trajnerit bardheblu, rikthimi i Tiranes pritej dhe nuk eshte cudi fakti qe ekipi po i fiton ndeshjet e fundit. Tafaj permendi faktin se ne ndeshjet e fundit lojtaret kane qene me te kujdesshem ne fushe. Trajneri bardheblu permendi emrin e mbrojtesit Ditmar Bicaj, i cili eshte aktivizuar ne ndeshjet e fundit dhe e ka justifikuar plotesisht besimin e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›