Napoli i Benitez, i frikshëm

Napoli i Benitez, me dy superblerje Napoli i këtij edicioni pritet të jetë tejet i frikshëm. I prirë nga superstrategu Rafael Benitez, Napoli pritet të konkurrojë me Juventusin në garën për titull në Serie A.
Pas shitjes së Cavanit, Napoli ka reaguar fuqishëm duke sjellur dy blerje tejet të duhura. Gonzalo Higuain dhe Pepe Reina janë lojtarë të ri të Napolit. Ish portieri i Liverpoolit dhe ish sulmuesi i Real Madridit janë parë sot në Itali ku i janë nënshtruar testeve mjekësore.
Reina do të jetë i huazuar për një vit te Napoli, ndërsa Higuain i ka kushtuar plot 40 milion euro skuadrës italiane./indeksonline/