E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim sensacional i SHBA-ve


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga disavantazhi prej dy golash, për të barazuar me rezultat 2-2 përballë liderit të Grupit C, Sllovenisë.

Sllovenia shfaqi lojë shumë më të mirë në 45 minutat e para, ndërsa këtë e dëshmoi edhe rezultati prej 2-0.

Valter Birsa shënoi një gol të bukur për të kaluar sllovenët në epërsi (13'), ndërsa Zlatan Ljubijankic dyfishoi dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë (42').

Me të filluar pjesa e dytë (48'), Landon Donovan shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t'i dhënë shpresa skuadrës së tij për një rezultat pozitiv.

SHBA-të ishin skuadër dominuese në fraksionin e dytë të lojës, dhe më në fund arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Michael Bradley (82').

Pas këtij barazimi, Sllovenia kryeson Grupin C me katër pikë, ndërsa SHBA-të mbajnë vendin e dytë me dy pikë, para takimit tjetër të xhiros së dytë të këtij grupi ndërmjet Anglisë dhe Algjerisë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›