E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi C, Anglia për të harruar SHBA-në

Në “Green Point Stadium” të Kejp Taunit, ekipi i Fabio Kapelos do të përballet me Algjerinë, në një sfidë ku tripikëshi nuk duhet të diskutohet, për të mos kompromentuar më tej pozitat në grup. Pas barazimit me amerikanët në sfidën e parë, Anglisë i duhet fitorja për t’ia lënë gjithçka ndeshjes së fundit ndaj sllovenëve.

Kurse në orën 16:00 Sllovenia dhe SHBA-ja do të përplasen në “Ellis Park” të Johanesburgut. Ballkanasit vijnë me moralin lart pas fitores në ndeshjen e parë, ashtu si amerikanët pasi arritën t’i rrëmbejnë një pikë Anglisë.

Angli – Algjeri, formacionet e mundshme:

ANGLIA (4-4-2): James; Johnson, Carragher, Terry, Ashley Cole; Lennon, Barry, Lampard, Gerrard; Heskey, Rooney. Trajner: Capello

ALGJERIA (4-4-2): Chaouchi; Bougherra, Yahia, Halliche, Belhadj; Matmour, Lacen, Yebda, Ziani; Djebbour, Kadir. Trajner: Saadane

Gjyqtar: Irmatov (Uzbekistan)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›