E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia, surprizë të hidhur Gjermanisë

Në takimin e luajtur në “Nelson Mandela Bay Stadium”, serbët kaluan përpara në minutën e 38-të me Jovanoviç. Një minutë më parë Gjermania kishte mbetur me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Mirosllav Klose.

Në 45-minutëshin e dytë skuadra e Joakim Lëvit ushtroi presion në portën e Serbisë, por portieri Stojkoviç ishte i pamposhtur. Madje ky i fundit u bë hero i përfaqësueses së tij në minutën e 60-të, kur priti penalltinë e Lukas Podolskit.

Me këtë sukses, serbët barazojnë Gjermaninë me tre pikë, aq sa ka edhe Gana. Kjo e fundit do ta luajë nesër në orën 16:00 ndeshjen e dytë në grup përballë Australisë.

Ger 0-1 Serb - Funny bloopers are a click away

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›