Franca, me një këmbë jashtë botërorit
Në “Peter Mokaba Stadium” të Polokuejnit, skuadra e Rajmond Domenekut ka shfaqur në fushën e lojës të gjitha problemet në grupit e futbollistëve. Në sfidën kundër meksikanëveu u pa një Francë e dobët, pa ide, pa nerv dhe e paqartë në veprime, duke mos e vënë asnjëherë në vështirësi portierin Oskar Perez.
Pas ndeshjeve të dyta në grupin A, Uruguaji dhe Meksika kanë nga katër pikë, kurse Franca dhe Afrika e Jugut nga një. Në përballjet e fundit, trikolorët do të takohen me të zotët e shtëpisë, kurse Uruguaji me Meksikën. Në rast të një barazimi mes këtyre të fundit, atëherë çdo lloj rezultati e nxjerr Francën jashtë Kupës së Botës.