Guardiola E veshtire fitorja 5-0 ne Bjellorusi
Shumëkush ka frikë kur luan përballë kësaj skuadre, ndërsa vetë ky ekip trembet nga krimbi i vetëkënaqësisë që shkatërron edhe karakteret më të fortë. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk ka frikë se bëhet banal kur e quan të vështirë edhe fitoren 5-0 në fushën e BATE-s së Borisovit, në Champions. Ndoshta ka të drejtë, pasi katalanasit luajtën furishëm, pra u lodhën jo pak.
“Nuk jam dakord me këtë që thoni. Kundërshtari luftoi fort dhe pati raste për të shënuar 2 apo 3 gola, por ishte merita jonë që nuk e ulëm presionin dhe luajtëm fort aq sa kishim mundësi. Është e vështirë të arrihet suksesi dhe ne fituam thjesht sepse u paraqitëm më mirë sesa BATE. Asgjë nuk është e lehtë. Ju e patë si ndodhi me Rubinin apo me Kopenhagenin vitin e kaluar. Mund të ndodhte sërish”, tha Guardiola.
Kolegu i tij, trajneri i BATE-s, Gonçarenko, flet për impaktin që pati hija e rëndë e kampionëve të Europës.
“Rezultati, natyrisht, që është i papëlqyeshëm për ne. Por, gjithçka tjetër ishte mirë. Unë nuk mund të kritikoj skuadrën time pasi është e kuptueshme se kur luan ndaj Barcelonës, tek lojtarët ekziston frika. Është një bllokim psikologjik që nuk lejon lojtarët të bëjnë atë që munden. Kjo bëri që ne të kishim këtë rezultat”, tha trajneri i BATE-s, Gonçarenko.