E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet Maceda, gati oferta e majme

Mancester Junajtid eshte gati te bllokoje Federiko Maceden, pas dy golave qe shenoi ndaj Aston Viles dhe Sanderlendit. Sipas shtypit britanik 17-vjecari italian, do te jete ne planet e djajve, per me tej. Sulmuesi kete vere pritet te nenshkruaje nje marreveshje te re me te kuqte, per gjysme milioni euro ne vit. Maceda eshte rritur tek te rinjte e Lacios dhe fiton rreth 1500 euro ne muaj plus, nje bonus prej 2000 eurosh, per cdo prani ne ndeshjet e Liges angleze. Mancesteri duket i cmendur per Federiko Maceden, pas golit vendimtar, shenuar kunder Aston Viles dhe suksesin e perseriti te shtunen ne Sunderland, kur vetem pas futjes ne fushe, brenda 46 sekondave shenoi golin tjeter. Mancester vazhdon te mbetet ne krye te Premier Liges. "Ai ka dicka te vecante, - tha Ser Aleks Ferguson - lojtari foli me familjen e tij dhe une jam i sigurt se do te qendroje me kembe ne toke. Duhet te insistoje, pasi gatishmeria per te shenuar e ben ate nje sulmues te shkelqyer. Nuk ka frike nga asgje, kur eshte ne fushe", thekson trajneri i djajve te kuq. Paraqitja e tij ka pikelluar drejtuesit e Lacios, qe nuk ishin te afte te mbanin nje nga talentet e futbollit, i cili ishte rritur tek ekipet zinxhire te Lacios. Mancester Junajtid nuk ka ndermend te lejoje kete perle te ike me pushime, pas marreveshjes qe arriti ne vitin 2007 dhe qe i mundesoi kalimin ne "Old Trafford".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›