E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon edhe Chelsea

Skuadra e Andres Villas Boas, Chelsea e ka dominuar krejtësisht ndeshjen me Stoke city në Britannia Stadium, por nuk ka arritur të shënojë dot një gol, duke u ndarë barazim 0:0.

Fernando Torres është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes, dhe ka pasur rastet më të mira për shënim. Chelsea ka reklamuar për një sërë penalltish që nuk i janë dhënë.

Në këtë mënyrë, pas Liverpoolit e Arsenalit mirë nuk e nis as një tjetër pretendent për titull, Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›