E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Stoner fiton në Ceki

Casey Stoner ka fituar Çmimin e Madh të Cekisë të zhvilluar në Brno.

Piloti australian i Hondës ka kaluar i pari vijën e finishit duke lënë pas pilotët italianë Andrea Dovizioso dhe Marco Simoncelli.

Vetëm në vend të katërt ka përfunduar garën kampioni i botës në fuqi, Jorge Lorenzo (Yamaha), i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Ben Spies në vendin e pestë.

Ndërsa Valentino Rossi me Ducati vazhdon serinë e tij të rezultateve negative duke mos arritur më shumë se vendi i gjashtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›