Kampionatet europiane pa surpriza ne France dhe Hollande

Paris St Germain ka marrë pikën e parë në kampionatin francez, duke barazuar 1-1 në fushën e Rennes.
Milionat e shpenzuara në këtë merkato nuk e kanë ndihmuar skuadrën pariziene, që ndryshe nga ambicjet e mëdha po tregon një formë të dobët në fushën e lojës.
Megjithëse do të shënonte i pari me Gameiro, Paris SG do të surprizohej në fundin e ndeshjes. Dy minuta nga mbyllja e kohës së rregullt vendasit do të barazonin me Pitroipa duke shuar shpresat e parizienëve për të marrë fitoren e parë në këtë sezon të Ligës 1.
Në kampionatin hollandez, PSV Eindhowal është kthyer te fitorja, pas fitores minimale 1-0 kundër Waalijk. Një gol i Mertens në minutën e 24-rt të pjesës së parë i ka dhuruar tri pikët e para formacionit vendas, që ka ngushtuar diferencën me kryesuesit e Twente.
Kjo e fundit ka regjistruar një tjetër fitore në javën e dytë të kampionatit hollandez, pas suksesit të pastër 2-0 kundër AZ Alkamar.
Golat e Janko dhe Chip i kanë dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës vendase, e cila vazhdon të kryesojë renditjen me pikë të plota.
Nertan Prifti